Levizja e Sheikh Muhammed ibn AbdulVehab

Friday, January 7, 2011 Read Comment
Lëvizja e Muhammed ibn Abdul-Vahabit

Nga Sheikh Muhammed el-Abdah, ish shef-editor i revistës Al Bayan (London,UK)*

Në kohën e shekullit të dymbëdhjetë sipas Hixhrit, shek. XVIII sipas llogaritjes gregoriane, injoranca dhe mbrapambeturia filluan ta kaplojnë botën Islame. Drita e besimit shuhej nga zemra e shumë Muslimanëve, Sheriati ishte njollosur dhe deformuar deri në atë shkallë saqë shumë Muslimanë ranë viktimë e llojeve të ndryshme të shirkut dhe politeizmit. Ata i përshkruanin shokë All-llahut s.v.t. dhe rrëshqitnin në Xhahilijet ( gjendje e injorancës fetare) të ngjashëm me vrullin e kohës paraislamike.
Shumë Muslimanë besonin në shenjtërinë e personave të ndryshëm, të cilët, sipas tyre, ishin n gjendje të ndërmjetësojnë për ta dhe t´u sjellin atyre dobi, fitore, shëndet etj. Bestytnitë, përrallat dhe inovacionet (bidatet, risitë) ishin në kulminacion. Shumë pasuri dhe mund investohej në ndërrtimin e përmendoreve dhe përkujtimoreve të cilave ata i bënin ibadet (duke i vizituar dhe duke u falur tek to) dhe në pragjet e të cilave ata prenin kurbane. Më tutje, ata glorifikonin dhe u bënin ibadet drujve dhe gurëve të posaçëm. Ata kërkonin bereqet dhe bekim nga këta "zotra" të falsifikuar. Është fakt i njohur se, njerëzit në Bagdad, p.sh., kishin zakon të kërkojnë bereqet nga një top i ndryshkur otoman. Ata i sjellnin fëmijët e tyre te ky top dhe bënin lutje që fëmijët e tyre të kenë aftësi dhe tëjenë të rrjedhshëm në oratori.

Në këtë kohë, gadishulli arabik ishte i përçarë në një shkallë të madhe. Çdo fshat kishte Emirin e vet, dhe gjendje mes këtyre fshatrave ishte në baza armiqsore, mos ti përmendim armiqësitë e ashpërta të cilat egzistonin mes qyteteve dhe rajoneve. Përkatësit e fiseve nomade shfrytëzonin çdo mundësi dhe rast që ju ofrohej për t´i sulmuar dhe plaçkitur banorët e komunave dhe qyteteve. Venkalimet dhe rrugët ishin të pasigurta dhe udhëtimi ishte përplot rreziqe.

Nga zemra e këtij kaosi, errësie dhe çrregullsie, u dëgjua një zë, i cili thërriste njerëzit që t´i kthehen bukurisë dhe dlirësisë së Akides, Fesë së pastër dhe nënshtrimit të plotë ndaj All-llahut s.v.t., thërriste në Teuhid.

Ky zë ishte zëri i Sheikh Muhammed ibn Abdul Vahab - it (1115-1206 H / 1703-1791). Ai thirri në ripërtrirjen dhe ringjalljen e vlerave dhe cilësive të vërteta të Islamit, të cilat ishin zbehur apo të mbuluara me besime dhe praktika të falsifikuara. All-llahu s.v.t. bekoi lëvizjen dhe mundin e Sheikhut me sukses. Thirrja e tij u përhap gjerë. Numri i pasuesve të tij filloi të rritet.

Muhammed ibn Abdul Vahabi mësoi shkencat Islame nga babai i tij, i cili ishte gjykatës dhe dijetar i njohur. Malli (dëshira) dhe oreksi i tij për dituri e shtyri atë që të shkoj në Medine, në regjionin e Hixhazit ku mësoi Ilm (Dituri Islame) nga një numër i dijetarëve siç ishte Muhammed es-Sindi. Pastaj ai udhëtoi për në Irak, ku studioi Hadith, Jurisprudencë dhe Gjuhabe. Qëllimi i tij parësorë ishte që të udhëtoj për në Damask pas Irakut, mirëpo për shkak të rrethanave të ndryshme nuk arriti që ta realizoj qëllimin. Andaj, ai u kthye në fshatin e tij el-Ujjinah dhe filloi të përhapë diturinë e tij. Ai thërriste popullin e tij që të largohen nga praktikat e gabuara dhe joautentike (jo të vërteta) fetare dhe të pasojnë Dinin origjinal dhe Sheriatin të cilin e përqafuan dhe praktikuan gjeneratat e para dhe të udhëzuara drejtë në Islam. Ai kritikoi dhe mohoi praktikat e tyre politeiste, ritualet dhe risitë e tyre, jo vetëm në formë teorike por ai pasonte fjalët e tij me vepra. Ai shkatërroi përkujtimoret dhe përmendoret që kishin ndërrtuar populli i tij në varrezat e njerëzve, të cilët ata i konsideronin si të shenjtë. Ai poashtu rrënonte drunjtë, të cilët i adhuronin njerëzit.

Së shpejti, mundi i ibn Abdul Vahabit dhe njerëzve rreth tij, filloi të tregoj rezultate pozitive. Shumë njerëz filluan të vijnë te ai për të mësuar Ilm. Lajmi mbi këtë Sheikh dhe thirrjen e tij filloi të godasë fshatrat dhe qytetet e rrethinës. Etnitetet udhëheqëse (me influencë) në atë rajon dhe kryeparët e fiseve të ndryshme filluan të brengosen dhe të frigohen se thirrja e tij mund të rrezikonte autoritetin e tyre pasiqë thirrte për lirimin e njerëzve nga errësira e injorancës dhe nga eksceset e ndryshme dhe nga torturat dhe presionet e qeverive korrupte dhe të manipuluara. Dhe ata kishin të drejtë. Sepse, injoranca ishte garancioni i tyre për egzistenc dhe për mbajtjen e privilegjeve që ata i posedonin.

Prandaj, kryeparët e këtyre fshatrave dhe qyteteve ushtronin shtypje të jashtëzakonshme ndaj kryetarit të el-Ujjinas që ta dëbojë Sheikhun. Kryetari iu nënshtrua shtypjes së tyre dhe kërkoi nga Sheikh ibn Abdul Vehabi që të largohet nga el-Ujjinah. Pas largimit të dhunshëm, Sheikhu shkoi në fshatin ed-Dar´ijah, i cili, në atë kohë ishte nën udhëheqjen e Muhammed ibn Saud. Ai (Muhammed ibn Saudi) jo vetëm që pranoi mësimet e Sheikhut por ai poashtu thurri aliancë me të dhe thirrjen e tij për aplikimin e ligjeve autentike të Sheriatit dhe përhapjen e thirrjes së Islamit të pastër.

Më tutje, Sheikh ibn Abdul Vahabi filloi të kontaktoj udhëheqësit, gjykatësit dhe Imamët e xhamive në rajonin e Naxhd-it duke i njoftuar ata me thirrjen (davetin) e tij. Disa prej tyre iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së tij, disa të tjerë refuzuan atë ndërsa disa prej tyre shkruanin punime në të cilat ata mohonin dhe përqeshnin mësimet dhe thirrjen e tij. Sheikh ibn Abdul Vahabi iu përgjigjej shkrimeve të tyre duke i komentuar dhe duke i hedhur poshtë qëndrimet e tyre.Në ndërkohë, ushtria e ibn Saudit ishte në gjendje të luftojë dhe të frikësojë ata të cilët do të donin ta rrezikojnë sigurinë e Sheikhut apo të provonin që ta pengojnë apo ta përkufizojnë zhvillimin e përhapjes së mësimeve për ringjalljen e thirrjes Islame. Dhe pas një kohe të shkurtër, i tërë rajoni i Naxhd-it sidhe rajonet fqinje të Arabisë lindore pranuan këtë thirrje dhe u bënë pjesë e lëvizjes së re për ringjalljen e Islamit. Sheikh ibn Abdul Vahabi arriti t´i përjetojë frytet e thirrjes-davetit të tij - kishte nëntëdhjetë vjetë kur ndërroi jetë. Në këtë kohë, i tërë rajoni i Hixhazit dhe shumica e rajoneve të Gadishullit Arabik u bashkuan nën flamurin e Teuhidit, shtyllës së davetit të ibn Abdul Vahabit.

Teuhidi nënkupton mohimin e hyjnive tjera pos All-llahut s.v.t. Andaj, asnjë profet, njeri i shenjtë apo engjëll nuk meriton të adhurohet, apo t´u drejtohet atyre. Çdo gjë i drejtohet All-llahut s.v.t., dhe vetëm Atij s.v.t.. Teuhidi liron njeriun nga influenca dhe dominimi i shenjtërive apo klereve të ndryshme apo nga kushdoqoftë që manipulon fenë dhe e shfrytëzon atë për të përfituar fuqi dhe autoritet personal. Është ´revoltë´ ndaj çdo lloj skllavërimi dhe çdo tendencë për të korruptuar dinjitetin e qenies njerëzore. I fshinë gjurmët e humbjes psikologjike ashtu që Ummeti vazhdon të jetë i aftë t´a ripërtrijë veten duke pasur besim të fuqishëm në rrugën të cilë e ka zgjedhur. Teuhidi është e kundërta e pasimit të verbër, i cii pengon ripërtrirjen. Teuhidi i kthen njerëzit në normat dhe ligjet e All-llahut s.v.t., të cilat qeverisin universin (gjithsinë). Ai unifikon dhe vendosë në barazpeshë psiqikën e njeriut përmes së cilës njeriu njeh barazpeshën mes aspiratave (përpjekjeve) spirituale (shpirtërore) dhe nevojave të kësaj bote. Teuhidi poashtu ka aplikim në praktikë: ai pastron dhe zhvillon moralin, sjellë qetësi mendore dhe pastërti të ndërgjegjes dhe prforcon besimin e besimtarit në All-llahun, Krijuesin e tij. Mëkati më i madh, të cilin njeriu mund ta veprojë, është që All-llahut s.v.t. ti përshkruhen shokë apo partnerë dhe të pohohet apo të besohet se Cilësitë, Veprat apo Mundësitë e All-llahut s.v.t. mund t´i gjasojnë atyre të ndonjë krijese apo anasjelltas.

Ka thënë ibn Mesudi:

" E pyeta të Dërguarin s.a.v.s.: Cili është mëkati më i madh?- Ai u përgjigj: Mëkati më i madh është t´i pëshkruash partnerë All-llahut, i Cili të ka krijuar."
[Muslimi]

Ndikimi i davetit të ibn Abdul Vahabit arriti vendet e Indisë, Jemenit dhe Afrikës Veriore, si rezultat i mundit dhe punës së madhe të shumë dijetarëve dhe thirrësve (daive), të cilë kishin ardhur për të mësuar Dituri Islame të ringjallur nga Sheikhu, me rastin e vizitës së tyre Mekkes gjatë aplikimit të Haxxhit apo Umres. Ata ishin të befasuar me thjeshtësinë dhe botëkuptimin e davetit të ringjallur nga Sheikh ibn Abdul Vahabi dhe morrën përsipër që ta përhapin në vendet e tyre dhe kudo që të kenë mundësi.

Së fundi, po përsëris dhe po theksoj se, duhet të marrim mësim nga daveti i ibn Abdul Vahabit dhe suksesi i madh i thirrjes së tij. Një mësim ,të cilin duhet ta mbajnë mend mirë ata prej nesh, të cilët dëshirojnë t´ia rikthejnë Dinit famën dhe influencën e kaluar. Ky mësim na mëson se çdo lëvizje e ringjalljes së Islamit që synon sukses, duhet të bazohet në fundamentet thelbësore të Islamit ashtu siç i specifikoi dhe praktikoi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.. Në krye të këtyre fundamenteve është Teuhidi, i cili në fakt është fija e cila qarkullon përmes tërë trupit të systemit Islam të besimit dhe adhurimit. Sheikh ibn Abdul Vahabi e kuptoi këtë fakt dhe e mbërtheu me gjithë zemër dhe punoi në këtë drejtim pa kursyer asgjë dhe për këtë arsye daveti i tij lulëzoi dhe arriti suksesin madhështor, të cilin ne të gjithë e njohim dhe e ndiejmë.

* ky artikull u botua në revistën Al-Jumuah rev.#7, faqe 37.

0 comments:

Post a Comment

 

© 2010 VehabizmiBlogger Template by dzignine