Kush eshte Muhamed ibn Abdul-Wahab

Friday, January 7, 2011 Read Comment
Kush  Muhamed ibn Abdul-Wahab

Ai ishte el-imam, sheikh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab ibn Sulejman ibn Ali ibn Muhamed ibn Ahmed ibn Rrashid ibn Burejd ibn Muhamed ibn Mushrif ibn Umar nga degët e fisit Benu Tamim. Sheikh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab r.a lindi më 1115 të Hixhrës në qytetin e Ujajnës, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Rijadhit që sot është kryeqyteti i Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Ai rrjedh nga një familje tepër e respektuar dijetarësh. I ati qe dijetar i kohës së tij dhe gjyshi i tij qe dijetari i Nexhd-it në kohën e tij. Sheikhu i mori studimet e para të tij nga i ati në vendlindjen e tij. Ai e memorizoi Kur’anin në moshën dhjetë vjeçare. Ai lexoi libra në tefsir, hadith dhe fikh dhe i kushtonte shumë kohë librave të tefsirit dhe haditheve. I ati ishte jashtëzakonisht i kënaqur me aftësinë e të birit për të memorizuar. Që në fillim të studimeve të tij, sheikhu qe shumë i interesuar të mësonte nga librat e dijetarëve të hershëm Islamë dhe i kushtoi vëmendje të veçantë veprave të armikut të bidateve dhe mbrojtësit të synetit; el-muxhedid, muxhtehid imam, el-muxhahid sheikh-ul-Islam Ahmed Abdul-Halim Ibn Abdul Selem Ibn Tejmia El-Harani El-Hanbali (661H) (Allahu e mëshiroftë e ia ndristë fytyrën ditën e gjykimit). Po ashtu edhe veprat e studentit të tij (të Ibn Tejmisë) el-alema, sheikh-ul-Islam Ibn Kajjim El-Xhewzijah r.a. Kur arriti moshën e pjekurisë kreu haxh dhe përfitoi shumë nga dijetarët e Mekës. Më pas ai shkoi në Medina dhe edhe aty ai përfitoi shumë nga dijetarët e Medinës sidomos dy nga dijetarët e mirënjohur të asaj kohe Sheikh Abdullah ibn Ibrahim ibn Sa’id Nexhdi dhe sheikh Muhamed Hajat Sindi me të cilët studioi për një kohë të gjatë. Megjithatë sheikhu nuk u mjaftua vetëm me kaq por udhëtoi edhe në Irak dhe Basrah dhe përfitoi shumë nga dijetarët e atjeshëm. Sheikhu i studioi thellë veprat e ulemave të hershëm dhe të kohës së tij dhe me durim dhe kurajë arriti të memorizojë një sasi të madhe thëniesh dhe fetwash nga dijetarë të të gjithë medhhabeve pa dallim. Në atë kohë njerëzit në Nexhd ishin thelluar në zakone jo-Islame she ishin zhytur në shirk. Varret, pemët, gurët, shpellat, xhinët dhe njerëz të çmendur konsideroheshin si objekte adhurimi. Histori e shpifje të shumta ekzistonin rreth këtyre idhujve që idhujtarët adhuronin. Edhe dijetarët e dynjasë i linin të vazhdonin në praktikat e tyre idhujtare si rrjedhim i interesit personal. Falltorët dhe magjistarët kishin influencë mbi popullsinë. Askush nuk guxonte të dilte kundër tyre apo përkrahësve të tyre. E njëjta gjë po ndodhte edhe në Mekë e Medina. Po ashtu edhe Jemeni ishte i zhytur në të njëjtën gradë. Shirku, tyrbet e ndërtuara mbi varre, kërkim ndihme nga të vdekurit, ewlijatë dhe xhinët ishte normale. Duke parë gjendjen e rëndomtë të njerëzve, sheikhu u prek shumë. Ajo që ishte më e rëndë për të qe fakti që askush nuk po i udhëzonte njerëzit për në rrugën e drejtë. Kuptohet se për të bërë këtë duhej që patjetër t’i kundërviheshe zullumqarëve që fitonin nga kjo gjendje e mjeruar e injorancës fetare që mbizotëronte. Të filloje të bëje dawah për në rrugën e drejtë do të thoshte të pregatiteshe për persekutim dhe tortura nga zullumqarët dhe përkrahësit e tyre. Megjithatë sheikhu r.a vendosi të përballonte vështirësitë që pengonin për të thirrur në rrugën e drejtë edhe sikur të duhej të shpallte xhihad për këtë. Ai e filloi misionin e tij duke i thirrur njerëzit në tewhid dhe duke i udhëzuar sipas Kur’anit dhe synetit. Ai i bëri thirrje dijetarëve që të zbatonin Kur’anin dhe synetin dhe të derivonin çdo zgjidhje nga ato. Ai kundërshtoi me forcë ndjekjen qorrazi të mendimeve të dijetarëve po qe se ato kundërshtonin Kur’anin dhe synetin. Ai u bëri thirrje atyre haptazi e fshehtazi duke i thirrur që të debatonin për të nxjerrë në shesh hakun dhe duke thënë: “ Jam gati të debatoj me dijetarët Hanefi sipas librave të medhhabit Hanefi, me dijetarët Melikij sipas veprave të medhhabit Meliki, të dijetarëve Shafinj sipas veprave të medhahbit Shafi dhe të dijetarëve të medhhabit Hanbali sipas veprave të medhhabit Hanbali dhe do të shihni që kjo që po ndodh nuk ka bazë në asnjë medhhab”. Sheikhu ishte person me kurajë dhe entuziazëm. Ai filloi të japë mësim, dhe filloi korrespondencë me dijetarë që të bashkoheshin me të dhe t’a ndihmonin në zhdukjen e absurditeteve dhe zakoneve të kohës. Një numër dijetarësh nga Meka, Medina dhe Jemeni e pranuan thirrjen e tij dhe e përkrahën atë. Por kishte edhe nga ata injorantë që njiheshin si dijetarë dhe që kritikuan thirrjen e tij dhe ndenjën mënjanë duke mos e ndihmuar atë por përkundrazi edhe iu kundërvunë atij si rezultat i motiveve personale apo interesit personal. Prapë sheikhu mori mundimin dhe udhëtoi në vende të ndryshme duke thirrur për në rrugën e drejtë njerëzit që ishin në humbje. Ai shkoi në Zabir, Ahsa, Huraimala dhe arriti në Ujajna. Ai arriti në Ujajna kur aty sundonte Uthman bin Hamd bin Ma’mar. Ai e mirëpriti sheikhun dhe e siguroi që do t’a ndihmonte atë në çdo hap të dawahs së tij. Sheikhu iu përkushtua reformimit të njerëzve për tek udha e drejtë e Allahut. Ai shumë shpejt fitoi famë në sajë të thirrjes së tij, pasi s’ka njeri që të thërrasë për në rrugën e drejtë e të mos bëhet i famshëm si nga ata që janë të sinqertë edhe nga armiqtë, me dashje apo pa dashje. Kishte shumë varre, tyrbe, gurë, pemë, shpella..etj që adhuroheshin në atë kohë. Me ndihmën e Emir Uthman bin Hamd bin Ma’mar ai shkatërroi shumicën e tyre. Ai u angazhua në pastrimin e njerëzve nga shirku dhe mësimin e tyre për në rrugën e drejtë, si në Ujajana po ashtu edhe rreth e rrotull. Në të njëjtën kohë një grua erdhi tek ai që t’a pastronte nga mëkati i zinasë që kishte kryer. Pasi hetoi nëse ajo ishte në rregull nga mendja dhe nëse kishte vendosur për ndëshkimin me vullnetin e saj apo ishte detyruar të pranonte se kishte bërë zina dhe të kërkonte të gurëzohej. Pasi u vërtetua se ajo kishte vendosur vetë për këtë si rrjedhojë e pendimit të saj, sheikhu urdhëroi që ajo të gurëzohej. Si pasojë e shkatërrimit të idhujve, dhe rastit të kësaj gruaje, reputacioni i sheikhut u përhap anekënd. Kur sundimtari i Ahsah-s dhe rrethinave të saj, Sulejman bin Urai’ar mori vesh për popullaritetin e sheikhut tek njerëzit, ai u frikësua nga fuqia dhe ndikimi i sheikhut tek njerëzit që po shtohej gjithnjë e më tepër dhe vendosi t’a shtypë atë me rastin e parë që t’i jepej nga frika se mos sheikhu do t’a përmbyste atë. Kështu që ai kërcënoi emir Uthmanin dhe kërkoi që ai të vriste sheikhun. Emir Uthmani nuk qe në gjendje t’i bënte ballë Sulejmanit kështu që e zuri paniku. Duke pasur parasysh se Sulejmani kushte më tepër fuqi dhe mund t’a sulmonte atë ai i tregoi sheikhut tërë situatën dhe iu lut që të shpërngulej diku tjetër. Kështu që sheikhu emigroi nga Ujajna në Dar’ijah. Njerëzit e Dar’ijah-s e njihnin sheikhun mirë dhe po ashtu edhe misionin e tj. Kur sundimtari i Dar’ijah-s, emir Muhamed bin Saud mori vesh për mbërritjen e sheikhut, ai u gëzua aq shumë sa që shkoi tek vendi ku sheikhu po qëndronte për t’a takuar atë. Muhamed bin Saud rridhte nga një familje e nderuar dhe ishte musliman që e praktikonte fenë. Ai shkëmbeu mendimet e tij me sheikhun dhe u kënaq jashtë mase kur mori vesh se ai donte të ringjallte gjykimin me Kur’an dhe synet dhe mësimet Islame në formën e tyre origjinale e pa shtrembërime e bidate. Ai donte të ndihmonte në përhapjen e besimit të drejtë dhe udhëzimin e Rrasulit. Sheikhu i përshkroi Ibn Saudit rrugën e Rrasulit dhe sahabave të tij dhe si ata luftuan për hir të Allahut me sakrificat më të mëdha. Sheikhu e bindi emirin të bënte të njëjtën gjë dhe e përkujtoi për shpërblimin e ditës së gjykimit për ata që ndjekin ahiretin duke braktisur dynjanë. Ibn Saud i bindur nga sheikhu i premtoi atij ndihmë dhe mbeshtetje në çdo hap të dawahs së tij. Ibn Saud i dha besën sheikhut edhe se edhe vetë ai do të urdhëronte për ndjekjen e synetit dhe do të mobilizonte njerëz për xhihad për në rrugën e Allahut. Sheikhu bëri dua që Allahu t’a udhëzonte dhe bekonte atë dhe t’a bënte të qëndrueshëm dhe t’i jepte çdo sukses në këtë botë dhe në tjetrën. Në këtë periudhë sheikhu qe në paqe dhe i lirë të propagandonte Islamin të pastër dhe në formën origjinale me të cilën Rrasuli erdhi. Njerëzit e Dar’ijah-s dhe rrethinave erdhën tek sheikhu për të marrë mësim rreth fesë në formën e saj origjinale dhe të pastër nga bidatet. Emir Muhamed Ibn Saud së bashku me familjen e tij erdhi dhe u ul përpara sheikhut si student për të marrë mësim nga ai. Dar’ijah qe e mbushur plot me njerëz që vinin për të marrë mësim. Sheikhu filloi të jepte mesim rreth tewhidit të Allahut, Kur’anit, synetit dhe fikhut të tyre dhe gjuhës Arabe. Ardhja e njerëzve nga skaje të ndryshme të vendit shtoi xhelozinë e armiqve të thirrjes së tij. Ata filluan propagandën kundër sheikhut dhe duke falsifikuar histori të ndryshme kundër tij dhe madje e quajten atë edhe kefër, zindik dhe magjistar. Sheikhu ishte person me kurajë dhe nuk ia vuri veshin akuzave që i bënin por vazhdoi me misionin e tij duke lënë mënjanë interesat personale. Ai edhe i debatoi kundërshtarët e tij në mënyrën më të mirë dhe në mënyrë të sjellshme. Kjo mënyrë dha shumë rrezultat dhe ktheu shumë nga kundërshtarët e tij në mbështetësa të tij. Së bashku me dawah-n sheikhu bëri plane edhe për xhihad kundër shirkut dhe zakoneve jo-Islame. Kush vinte tek sheikhu dhe mësonte nga ai, kur kthehej në vendin e tij ai fillonte të bënte dawah tek njerëzit e tij. Sunduesit e Ujajnas erdhën tek ai dhe i kerkuan që ai të rikthehej në Ujajnah. Por sheikhu nuk pranoi. Ata premtuan të luftonin për Islamin deri në pikën e fundit të gjakut. Sheikhu dërgoi studentët e tij rreth e rrotull për të mësuar njerëzit me Kur’an dhe synet. Sheikhu tërhoqi vëmendjen e sundimtarëve dhe dijetarëve të zonave të ndryshme ndaj shirkut dhe bidateve që njerëzit praktikonin dhe i ftoi ata që t’i luftonin këto zakone dhe të propagandonin tewhidin dhe Kur’anin dhe synetin. Ai u shkroi sundimtarëve, elitës dhe dijetarëve të Nexhdit, Rijadhit, Kharxh, qyteteve të jugut, Kasim, Hajil, Washm, Sudair ...etij. Ai u shkroi gjithashtu edhe ulemave të Ahsah-s, Mekës e Medinës. Po ashtu ai dërgoi letra edhe në Siri, Irak, Indi e Jemen. Ai mbajti korrespondencë me ta dhe u shpjegoi objektin e dawahs së tij duke theksuar rikthimin në gjykim me Kur’an dhe synet në çdo çështje të jetës së tij. Thirrja e sheikhut mori përmasa të mëdha sa dijetarë e njerëz nga India, Indonezia, Afganistani, Afrika, Maroku, Egjypti, Siria, Iraku ...etj u influencuan dhe u tërhoqën nga dawah e tij. Ata filluan të bëjnë dawah edhe në vendet e tyre sipas Kur’anit dhe synetit. Sheikhu ia dedikoi jetën e tij dawahs dhe xhihadit në rrugën e Allahut duke pasur edhe ndihmën e Ibn Saudit dhe të birit Abdul-Aziz. Ai vdiq më Dhul Kadah më 1206 H (1792). Si rezultat i dawahs së tij dhe xhihadit për rreth 50 vjet nga 1158 deri më 1206, një fitore e plotë u arrit në të gjithë Nexhdin. Njerëzit braktisën adhurimin e idhujve dhe njerëzit sundoheshin me sheriah dhe ndëshkimet kryheshin sipas Kur’anit dhe synetit. Njerëzit filluan të shkojnë nëpër xhami dhe filluan të falen rregullisht. Paqe dhe qetësi mbizotëronte gjithkund dhe nuk kishte më grabitje e përdhunime as në rrugët më të thella të shretëtirës. Kështu një ringjallje e plotë e fesë erdhi në ekzistencë. Pas vdekjes së sheikhut, bijtë, nipërit dhe stërnipërit e tij vazhduan dawah-n dhe xhihadin për hir të Allahut. Nga bijtë e tij më të devotshëm ndaj aktivitetit të tij ishin: Imam Abdullah bin Muhamed, sheikh Husejn bin Muhamed, sheikh Ali bin Muhamed dhe sheikh Ibrahim ibn Muhamed. Nga nipërit e tij qenë: sheikh Abdurrahmen bin Hasan, sheikh Ali ibn Husejn, sheikh Sulejman bin Abdullah. Përveç këtyre edhe një grup i madh i nxënësve të tij e ndër ta: sheikh Hamd bin Nasir, e shumë të tjerë që ndjekin rrugën e tyre. Edhe pse Abdul-Wahabi r.a ishte njeri i dawahs ai ka shkruar shumë libra të rëndësishëm rreth Islamit dhe shkencave Islame. Ndër më të njohurat janë:

1. Kitab et-Tewhid

2. Kitab el-Kabair

3. Kashf esh-shubhat

4. Mukhtasar sirrat er-Rrasul

5. Masil el-xhahilijah

6. Usul el-Iman

7. Fadail el-Kur’an

8. Fadail el-Islam

9. Maxhmu el-Hadith

10. Mukhtasar el-Insaf wa esh-sharh el-Kebir

11. Adab el-Mashi ila es-salat

12. El-Usul eth-thalatha.

0 comments:

Post a Comment

 

© 2010 VehabizmiBlogger Template by dzignine